Zgjidhni Çështjen Tuaj të Prokurimit Publik me Ekspertizën e Juris Concept

Kushtrim Prenku • 10 Maj, 2024

Ekspertiza dhe Certifikimi i Avokatëve të Juris Concept

Një nga avokatët kryesorë të Juris Concept, i cili ka mbi 7 vjet përvojë në fushën e prokurimit publik, është një nga profesionistët më të kërkuar në këtë sektor. Ai është i certifikuar nga Instituti i Kosovës për Administratën Publike (IKAP) me një Certifikatë të Avancuar Profesionale në fushën e prokurimit publik. Kjo certifikatë është një dëshmi e njohur për aftësitë e tij të thella dhe njohuritë e avancuara në menaxhimin e proceseve dhe procedurave të prokurimit.

Shërbimet e Ofruara nga Juris Concept

Këshilla në Përgatitjen së Dosjes së Tenderit: Avokatet me shume pervoje te Juris Concept ofrojne mbështetje të plotë dhe këshillim në përgatitjen e dosjes së tenderit. Ne ju ndihmojome duke këshilluar në hartimin e dokumentacionit dhe sigurojme që të gjitha kërkesat ligjore dhe teknike të përmbushen, duke rritur mundësitë e suksesit në procesin e tenderimit.

Këshilla në Procedurën e Rishqyrtimit: Në rast të ankesave ose problemeve në procesin e tenderimit, avokati i Juris Concept ofron këshilla të vlefshme për procedurën e rishqyrtimit. Ai ndihmon në përgatitjen e kërkesave për rishqyrtim, duke siguruar një dosje të fortë dhe të argumentuar në mënyrë të qartë përpara autoriteteve përkatëse. Gjithashtu, ai përgatiti kërkesat për rishqyrtim duke ngritur argumentet e duhura lidhur me shkeljet ligjore gjatë procedurave të tenderimit dhe vlerësimit të ofertave.

Përgatitja e Ankesave dhe Padive: Kur ka shpërndarje të padrejtë të kontratave ose vendime të pavlefshme, avokatet e Juris Concept jane të gatshëm të ndihmojë në përgatitjen e ankesave dhe padive. Ne ofrojme asistencë në përpilimin e ankesave kundër autoriteteve kontraktuese dhe OSHP, si dhe përgaditjen e padisë dhe lëndët e prokurimit për t’u dërguar në gjykatë.

Ndikimi në Proceset e Prokurimit

Përvoja dhe ekspertiza e avokatëve të Juris Concept kanë një ndikim të konsiderueshëm në përmirësimin e proceseve të prokurimit publik. Ne ndihmojnë kompani të ndryshme në zgjidhjen e çështjeve komplekse dhe në sigurimin e përputhshmërisë me legjislacionin të ofertave të tyre, duke kontribuar në maksimizimin e fitimit të kontratave pranë autoriteteve kontraktuese.

Juris Concept - Partneri Juaj i Besueshëm

Nëse jeni duke kërkuar ndihmë në prokurimin publik, Juris Concept është partneri ideal për të. Me përvojën e jashtëzakonshme dhe certifikimin e avancuar të avokatëve të saj, si dhe me ndihmën e ekspertëve të certifikuar nga IKAP, Juris Concept ofronë mbështetje të plotë dhe profesionale në çdo hap të procesit të prokurimit. Zgjidhni ekspertizën e Juris Concept për të menaxhuar çështjet tuaja të prokurimit me efikasitet dhe profesionalizëm të lartë.

Shoqëria e Avokatëve

Juris ConceptRruga Garibaldi Hyrja 11 K-II /5 10000 Prishtinë

Orari Punës

E Hënë - E Premte 8:30AM - 4:00PM
© 2024 Juris Concept
Website Design By NAXIA Design